Hamasi: Pas votimit të rezolutës në OKB, Izraeli po izolohet gjithnjë e më shumë

schedule14:58 - 26 Mars, 2024

schedule 14:58 - 26 Mars, 2024

“Megjithëse rezoluta (OKB-ja që bën thirrje për një armëpushim në Gaza) erdhi me vonesë dhe mund të ketë boshllëqe për të plotësuar, vetë rezoluta tregon se pushtimi i Izraelit po vuan izolim politik të paprecedentë.”

Kështu deklaroi kreu i zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, gjatë një konference për shtyp në Teheran, siç raportohet nga Iran International, një kanal televiziv i afërt me disidentët iranianë jashtë vendit.

Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu anuloi vizitën e delegacionit izraelit në SHBA në shenjë proteste pasi kjo e fundit nuk vuri veton ndaj rezolutës së paraqitur në Këshillin e Sigurimit.

“Fakti që rezoluta e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk dënon sulmin e Hamasit më 7 tetor është një turp”, u shpreh mes të tjerash ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!