Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, thotë se nuk do të negociojë me Izraelin për pengjet derisa të mbarojnë luftimet.
“Ne kemi njoftuar të gjitha palët që na kanë kontaktuar për robërit se kjo dosje nuk do të hapet para përfundimit të betejës”, tha ai.
“Dhe do të jetë vetëm me një çmim që rezistenca do ta pranojë.”
Sipas raporteve, Izraeli vlerëson se Hamasi ka rrëmbyer 100 dhe 150 njerëz nga Izraeli jugor të shtunën. Sipas raporteve të mëparshme të medias, Katari po ndërmjetësonte për një shkëmbim të mundshëm të pengjeve izraelitë në këmbim të palestinezëve të burgosur.
Haniyeh tha se “të gjitha palët” ishin informuar për vendimin e grupit.
Ai shtoi se “pushtimi kolonial do të paguante një çmim për shkatërrimin e shkaktuar mbi palestinezët në Gaza”.
/abcnews.al