Hamasi merr përgjegjësinë për sulmin me raketa në Tel Aviv

schedule14:17 - 27 Tetor, 2023

schedule 14:17 - 27 Tetor, 2023

Krahu ushtarak i Hamasit ka marrë përgjegjësinë për dy raketat e lëshuara të enjten, që synonin zonën e Tel Avivit.

“Brigadat al-Qassam kanë rifilluar bombardimet e Tel Avivit në përgjigje të masakrave sioniste kundër civilëve”, thuhej në një deklaratë, shkruan Al Jazeera.

Të paktën tre persona u plagosën nga një raketë e goditur në një ndërtesë në Tel Aviv.

Sipas Shërbimit të Emergjencave të Izraelit, një 20-vjeçar është dërguar në spitalin Ichilov me lëndime të lehta në kokë dhe gjymtyrë, ndërsa ekipet e shpëtimit po japin ndihmën e parë për dy të plagosurit e tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!