Krahu i armatosur i Hamasit thotë se ka lëshuar raketa drejt Tel Avivit “në përgjigje të masakrave izraelite kundër civilëve” në Gaza.
Raktetat janë lëshuar pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp në Tel Aviv me presidentin francez, Emmanuel Macron, shkruan Al Jazeera.
Ky i fundit deklaroi se sulmi i Hamasit më 7 tetor ishte “sulmi më i keq terrorist që bota ka njohur që nga 11 shtatori, i ndodhur në SHBA.
Netanyahu paralajmëroi se konflikti “mund të jetë një luftë e gjatë”, por tha se vendi i tij po bën gjithçka që mundet për të shmangur viktimat civile./abcnews.al