Hamasi e bombardoi me raketa/ Osmani: E gjithë bota e sheh me frikë. Toci: Izraeli nuk i ka bërë detyrat mirë

schedule22:08 - 27 Maj, 2024

schedule 22:08 - 27 Maj, 2024

Për herë pas më shumë se katër muajsh, në Tel Aviv sirenat për sulme ajrore u dëgjuan të dielën, ndërsa lufta mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit vazhdon në Gazë.

Sulmi është një sinjal se Hamasi është ende në gjendje të sulmojë me raketa Izraelin, pavarësisht ofensivës ushtarake shtatë mujore izraelite nga ajri dhe toka në Rripin e Gazës.

Lidhur me këtë po diskutohet në emisionin “360 Gradë”, mes ekspertit të gjeo-politikës, Kreshnik Osmani dhe kolonelit Çlirim Toci, të cilët kanë deklaruar se e gjithë bota e sheh me frikë një situatë të tillë.  Sakaq, Toci ka theksuar se Izraeli nuk i ka bërë detyrat mirë.

Është marrë një vendim strategjik nga boshti i rezistencës me të gjithë aktorët brenda qoftë me Hamasin, qoftë me Hesbullahët. Sot ka pasur një super ofensivë dhe nga Huthët. Ajo që bën përshtypje sot është se gjithë akti është i mobilizuar.

Sot jemi në një botë ku bombardimet shihen, vrasja civile dhe ndërhyrja e Izraelit është e qartë për të gjithë botën, por ajo që është më e rëndësishme më shumë se sa këto, është një zhvillim që ka ndodhur në orët e fundit, hapja e frontit të Egjiptit. Është vrarë sot një ushtarë egjiptian nga ushtarët izraelit dhe kjo e rrezikon situatën. Edhe e gjithë bota sheh me frikë prishjen e marrëvëshjes, sepse hera e parë që ka një vrasje të një ushtari. Në kontekstin politik në të cilin ndodhemi konsiderohet një acarim i fortë me frontin e Egjiptit. Për arsye se Egjipti do të marr një rol më të madh”, tha Osmani.

“Unë do ta ndaja në tre pjesë komentin tim. E para, riaktivizimi ose kundërpërgjigja e Hamasit nuk është një lajm i mirë për Izraelin dhe kjo do të thotë që Hamasi do të jetë aktiv dhe në pjesën veriore të Gazës. Izraeli nuk i ka bërë detyrat mirë.

Sakaq, ka një numër vendesh ku përfshihet dhe Egjipti. Unë nuk mendoj që vrasja e policit do të krijojë ndonjë problem mes Izraelit dhe Egjiptit”, u shpreh Toci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!