Hamas pranon kërkesat izraelite/ Rriten shpresat për armëpushim në Rripin e Gazës

schedule15:25 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 15:25 - 12 Dhjetor, 2024

Grupi militant palestinez Hamas që kreu sulmin terrorist të 7 tetorit ndaj Izraelit duke vrarë mbi 1200 persona dhe mori peng 251 të tjerë i ka thënë ndërmjetësuesve arabë se ata do të pranonin dy nga kërkesat kryesore të Tel Avivit me qëllim arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës.

Media amerikane Wall Street Journal ka raportuar këtë të enjte duke cituar ndërmjetësuesit arabë për një armëpushim se grupi militant palestinez Hamas ka pranuar që ushtria izraelite të ketë prezencë ushtarake në enklavën palestineze përgjatë armëpushimit si dhe ka rënë dakord që të japë një listë me pengje që ata mund të rikthejnë ndërsa luftimet ndalen përkohësisht në rripin e Gazës.

Palët nuk kanë mundur që deri më tani të bien dakord për një marrëveshje armëpushimi me Hamas dhe Izraelin që nuk kanë ndalur akuzat e ndërsjelta. Izraeli ka deklaruar se nuk mund të kishte marrëveshje pasi Hamas nuk iu jepte atyre një listë të pengjeve që janë gjallë. Ndërmjetësuesit për arritjen e një armëpushimi që janë Katari, Egjipit dhe Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se palët nuk kanë treguar vullnet për zgjidhjen e problematikave që janë hasur përgjatë negociatave.

Për here të parë sipas asaj që raporton ëall Street Journal, Hamas ka treguar gadishmëri që të vërë në dispozicion një listë pengjesh të cilat do të liroheshin nëse do të kishte një marrëveshje armëpushimi.

Janë 251 persona që janë rrëmbyer nga grupi militant palestinez Hamas përgjatë sulmit të tyre terrorist në 7 tetor të vitit të shkuar në territorin Izraelit. Rreth 100 pengje u liruan nëntorin e vitit të shkuar nga një armëpushim një javor dhe që prej asaj kohe lufta nuk është ndalur në Rripin e Gazës atje ku si pasojë e sulmeve izraelite kanë humbur jetën mbi 44 mijë persona.

Aktualisht janë 100 pengje që mbahen ende nga Hamas ku mes tyre janë edhe 7 shtetas amerikanë. Inteligjenca izraelite besoj se 50% e këtyre pengjeve kanë ndërruar jetë si pasojë e luftimeve intensive.

Plani i fundit i armëpushimit që po diskutohet mes Hamas dhe Izraelit është një plan i hartuar nga Egjipti dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ndryshim nga plani i armëpushimit i prezantuar në muajin Maj nga presidenti amerikan Joe Biden ku parashikohej që lufta të merrte fund nëpërmjet një armëpushimi me tre faza ku palët do të përmbushnin disa kërkesa, plani egjiptian përfshin një armëpushim 60 ditor ku Hamas do të lironte një numër të pengjeve Izraelite dhe në këmbim Tel Avivi do të lironte një numër të burgosurish palestinez.

Jake Sullivan, këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë ka udhëtuar këtë të enjte drejt Izraelit ku po takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ndërsa më pas ai do të udhëtoj edhe drejt Egjipit dhe Katarit, shtetet negociuese këto që po punojnë me Washingtonin për një armëpushim në Rripin e Gazës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!