Kungujt, pemët me gjethe në ngjyrë vjeshte dhe një shtrigë që fluturonte kundër hënës së plotë ishin ndër dekorimet e vendosura në Shtëpinë e Bardhë për festën e Halloween, të organizuar nga Jill dhe Joe Biden.
Çifti presidencial i priti me shumë gëzim maskimet për të festuar këtë ditë. Joe Biden zgjodhi një ‘look casual’ me një kapele në kontrast me gruan e tij, e cila festoi Halloween duke u veshur si një mace, me veshë dhe mustaqe dhe hundë të lyer.
The costumes get better and better every year. pic.twitter.com/qeJlKSVQz6
— President Biden (@POTUS) October 31, 2023
Jill Biden u lexoi fëmijëve “10 kungull drithërues”, ndërsa sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre u vesh si engjëll teksa lexonte “Fshesa e parë”.
The costumes get better and better every year. pic.twitter.com/qeJlKSVQz6
— President Biden (@POTUS) October 31, 2023
Ndër fëmijët që ishin në këtë ngjarje ishin edhe ata të Anthony Blinken. Sipas NYPost dhe Independent, djali 4-vjeçar i Sekretarit të Shtetit është veshur si “Zelensky”. Blinken i vogël kishte të ngjitur flamujt e SHBA-së dhe Ukrainës në këmishën e tij./abcnews.al