Halimi: Opozita në Kosovë të bashkohet, Kurti nuk duhet të jetë më kryeministër

schedule16:24 - 30 Mars, 2024

schedule 16:24 - 30 Mars, 2024

Drejtuesi i Institutit për Studime Europiane dhe Globale, Jeton Halimi thotë se opozita në Kosovë duhet të bashkohet.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Halimi u shpreh se partitë opozitare duhet të fillojnë për shkarkimin e qeverisë.

Sipas Halimit, Albin Kurti nuk duhet të jetë më kryeministër i Kosovës.

“Partitë opozitare nuk janë të koordinuara. Kurti e ka parë zbraztinë dhe po e shfrytëzon. Opozita duhet të jetë e bashkuar. Duhet të fillojë procedurat për shkarkimin e qeverisë. Kurti e ndien frikën dhe nuk mund të jetë më kryeministër i Kosovës. Popullata e ka kuptuar që Kurti është tipik klasik. Do të bëhet një Gadaf i ballkanit. Kurti nuk duhet të jetë kryeministër i Kosovës”, theksoi ai./abcnews.al