Edi Martini, ish-sulmuesi i njohur shkodran, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Tematikat janë të ndryshme dhe sigurisht epiqendra ishte derbi Tirana-Partizani. Për Martinin, qetësia në kampin e kuq ka rezultuar pozitive në triumfin e marrë.
“Ishte e paragjykuar që Tirana do fitonte. Kishte luajtur më mirë deri tani. Partizani ishte më i qetë. Tirana kishte shumë besim te fitorja, kishte eufori të brendshme. Vitet e fundit ka qenë më lart Partizani, këtë herë ishte ndryshe. Tirana tani është më lart si ekip. Partizanin e kënaqte edhe barazimi, ishte më i qetë. Tiranën e dënoi fakti që donin ta fitonin me çdo kusht. Gabuan edhe disa prej lojtarëve kryesorë”, u shpreh Martini.
“Presidenti Halili është shumë babaxhan. Te Kukësi e Partizani janë më të prerë. Më duhet se Halili nuk i ka të gjitha gjërat nën kontroll. Te Kukësi e Partizani presidentët janë autoritarë. Futbollistët kanë disbalancë në kërkesën e llogarisë. Te Tirana duken më të familjarizuar. Nuk është tragjedi kjo humbje, ka super ekip. Edhe pse humbi ka zotëruar topin 60%. Nuk është ai gjaku bardheblu që jemi mësuar të shohim gjithmonë. Partizani i vjetshëm më habiti që doli kampion. Luajtën në bllok dhe kanë bërë çdo ndeshje në maksimum. Ai Partizan i vjetshëm është zor të bëhet”. /abcnews.al

