Halili i jep shpresë Egbosë, Demi: Edhe Tirana do fitojë ndonjëherë

schedule21:12 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 21:12 - 13 Dhjetor, 2019

Dy presidentët e klubeve të kryeqytetit kanë folur të parët pas mbylljes së derbit Partizani-Tirana. Bardheblutë arritën një fitore emocionuese, që mungonte prej më shumë se 5 vitesh. Triumfi i sotëm e ka lumturuar pas masë Refik Halilin. Presidenti i Tiranës nuk i fshehu emocionet në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mediat.

Kaloi e keqja, kjo ka qenë kismet nga Zoti. U bë një gjë shumë e mirë, kam vetëm falënderime. Në veçanti  për tifozët, skuadrën dhe Allahun që na ndihmoi për ta fituar këtë ndeshje. Unë kam pasur gjithmonë paqe me tifozët. Kemi folur shumë gjatë me skuadrën. E bënë atë që deshën. I kemi qetësuar. E morën ata ndeshje duke u mbështetur te tifozeria.

Trajneri është, Egbo është goxha i mirë, me eksperiencë të madhe, me licencë. Pse jo mos të qëndrojë ai. Shanset janë. Skuadra është, ka elementë brenda. Kemi pasur edhe fatin, jemi mundur nga episodet. I falënderoj të gjithë. Më bëhet qejfi, që u kënaqën tifozët”, u shpreh kreu i bardhebluve.

Një koment rreth ndeshjes dha edhe Gazmend Demi, presidenti i Partizanit. Demi foli shkurt, si gjithmonë, teksa uron kundërshtarët për fitoren. “E meritonte Tirana fitoren. Nuk jam i zhgënjyer, nuk ka asgjë. Më vjen keq për tifozët. Sa të jem unë kam thënë. Nuk kanë kaluar pesë vjet. Çdo pesë vjet ndryshon“, thekson kreu i “Demave”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!