Halilaj bën reagimin e parë pas fitores: Iu bashkohemi vëllezërve tanë në Kosovë, festojmë në një ditë tjetër

schedule12:55 - 25 Shtator, 2023

schedule 12:55 - 25 Shtator, 2023

Kandidati socialist, Albert Halilaj ka bërë reagimin e parë pas fitores së thellë në Kukës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Halilaj njofton se PS do ta shtyjë festën e fitores për një ditë tjetër, duke respektuar zinë kombëtare në Kosovë pas vrasjes së efektivit të policisë në veri të vendit.

“Duke u bashkuar me zinë kombëtare me vëllezërit tanë në Kosovë, njoftojmë që festimet për fitoren historike të bashkisë Kukës, nuk do të zhvillohen sot por në një ditë tjetër. Në krah të Kosovës përballë terroristëve! Kosova ime, edhe kur është plagë, është veç Evropë”, ka shkruar Halilaj.

Kujtojmë që Halilaj u shpall fitues me një diferencë prej më shumë se 5 mijë votash nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!