Hakohet uebfaqja e Agjencisë Shtetërore të lajmeve Ruse

schedule12:53 - 28 Shkurt, 2022

schedule 12:53 - 28 Shkurt, 2022

Faqja zyrtare online e Agjencisë Shtetërore Ruse të lajmeve, TASS, duket se është hakeruar.

Skynews raporton se më herët faqja kryesore e lajmeve ishte zëvendësuar nga një mesazh kundër luftës.

“Ju bëjmë thirrje që ta ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt burrat dhe djemtë tuaj. Putin po na detyron të gënjejmë dhe po na vë në rrezik. Kjo nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë”, shkruhej në mesazh.

Ndërsa tani në faqen e TASS shfaqet një mesazh që tregon se faqja ka rënë dhe se është jashtë funksionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!