Hakohet Guardiola, trajnerit i zbulohen “email”-e me yje të futbollit

schedule18:32 - 27 Shkurt, 2020

schedule 18:32 - 27 Shkurt, 2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mësohet se është sulmuar nga një pirat interneti. Personi në fjalë ia ka arritur me sukses të futet në email-in e spanjollit, ku ka zbuluar çdo bisedë të tij. Policia e Manchesterit e ka arrestuar hakerin, i cili më parë ka punuar për “Qytetarët” në vitin 2017.

Programuesi ka deklaruar për policinë se të hakoje Guardiolën ka qenë një nga gjërat më të lehta për të. Ai ka pasur akses në celularin e 49-vjeçarit, ku ka hyrë në adresën e email-it si dhe në listën e tij të kontakteve. Aty pirati ka zbuluar biseda me lojtarë të ndryshëm dhe transferime të cilat ai ka qenë në bisedime.

Ish-punonjësi i Cityt ka zbuluar bisedat e Guardiolës me Matthijs de Ligt dhe Sokratis Papastathopoulos. Gjithashtu në email-in e teknikut gjenden dhe detaje për lojtarë të ndryshëm si për shembull, ato për Vincent Kompany dhe për Joe Hart. Mësohet se personi i arrestuar ka punuar për Manchester Cityn për dy vite dhe më pas marrëdhënia me kompaninë e tij u ndërpre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!