“Hakmarrje e Erdoganit ndaj të birit”, Turqia burgos babain e “mbretit” Hakan Sukur

schedule15:59 - 19 Janar, 2021

schedule 15:59 - 19 Janar, 2021

Babai i legjendës turke të futbollit Hakan Sukur është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg. Vendimi u dha sot nga gjykata e Sakaryas, disa vite pasi i biri i tij, u largua nga partia e Presidentit Erdogan ku ishte deputet duke u larguar për në SHBA pas fillimit të përndjekjes së ndjkësve të mendimtarit turk Fethullar Gylen.

Sukur ishte një ndër figurat e rendësishmë që Erdogan i kishte kërkuar të kandidonte për partinë e tij. Pasi e refuzoi disa herë kërkesën e Erdoganit duke thënë se ishte futbollist dhe jo politikan, Sukur pranoi të kandidonte në Stamboll duke fituar vota maksimale.

Sukur u largua nga partia e Erdoganit pasi kundërshtoi përndjekjen e ndjekësve të Gylenit nga qeveria e Erdoganit. Pasi Sukur u largua për në SHBA, policia turke arrestoi babain e tij me akuzën e mbështetjes së gylenistëve duke i dhënë sëfundmi një dënim prej 3.5 vite burg.

Arrestimi i tij u konsiderua gjerësisht si një hakmarrje ndaj të birit Hakan Sukur. Një fat të ngjashëm kanë patur edhe prindërit e yllit të NBA-së, Enes Kanter, i cili gjithashtu jeton në SHBA dhe kundërshton qeverinë e Erdoganit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!