Bill Klinton dhe Xhorxh Bush janë nxjerrë nga holli në Shtëpinë e Bardhë – salloni në hyrje të rezidencës presidenciale amerikane.
Me urdhërin e presidentit Tramp portretet e tyre janë zhvendosur në Dhomën e Vjetër të Ngrënies, një sallë e vogël e cila përdoret shumë pak dhe larg pamjes së vizitorëve. Lajmi është konfirmuar nga disa burime për CNN.
Dyshimet janë se kjo është një lloj hakmarjeje e kreut të shtëpisë së bardhë kundrejt dy paraardhësve të tij, për të cilët dihet tashmë se nuk ka shumë simpati. Në vend të portreteve të tyre janë vendosur dy ish president republikanë: ai I pak të njihurit Uilliam Mekinlei, dhe Teodor Ruzvelt.
Portreti i Obamës duhet ende të inagurohet pasi nuk është organizuar ende një ceremony për shkak të marrëdhënieve shumë të këqija mes Tramp dhe parardhësit të tij. /abcnews.al