Ata 13 000 spektatorë në Arenë padyshim që u argëtuan pa masë.
Jo vetëm sepse beniamini I tyre, Janik Siner, e fitoi finale e madhe të Serisë Finale, por edhe sepse niveli I tenisit ishte vërtet qiellor.
Italiani ia doli në Torino ndaj rivalit të tij të madh e të vetëm, Karlos Alkaraz, në një sfidë bukuria e së cilës ishte maksimumi I sotëm I këtij sporti.
Triumfoi vërtet 2-0 me sete, por me shifrat 7-6 e 6-4, në një ndeshje që zgjati mbi 2 orë, dhe që pati goditje klasi, shkëmbime topi frenetike dhe ritëm prej ferri.
“Roboti” Siner ia doli këtë herë ndaj “Artistit” Alkaraz, duke mbrojtur titullin e fituar vjet në të njëjtën Arenë të mbyllur.
Në salla të tilla, djaloshi I kaltër ka 31 fitore radhazi, dhe është I paprekshëm, dhe sërish e fitoi turneun pa humbur asnjë set.
Po Alkaraz?
Spanjolli është talenti i vërtetë i këtij sporti.
Jo më kot ka bilancin pozitiv ndaj rivalit, 10 fitore ndaj 6 humbjeve, dhe ashtu si Rafa Nadal shkëlqen në turnetë me dhe të kuq.
Vitin 2025 e mbylli si Numri 1 në renditjen Botërore, dhe ai e Siner fituan nga dy Grand Sleme, ndonëse italiani bëri pak më shumë sepse Seria Finale vlerësohet sa një Grand Slem./abcnews.al

