Hakmarrja e dragoit, zhduket kanadezi në Kinë

schedule13:35 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 13:35 - 13 Dhjetor, 2018

Një biznesmen kanadez është zhdukur në Kinë, duke u kthyer në rastin e dytë brenda pak ditësh. Ndonëse nuk ka një konfirmim zyrtar, zhdukja e biznesmenit konsiderohet një hakmarrje e Pekinit për arrestimin e menaxheres së kompanisë telefonike “Huaëei” në Vankuver.

Një tjetër shtetas kanadez është zhdukur në Kinë, pasi po hetohej nga autoritetet vendase për kërcënim të sigurisë kombëtare. Lajmin e ka konfirmuar vetë qeveria kanadeze, e cila ka deklaruar se ka humbur kontaktet me biznesmenin Majkëll Spevor, pak ditë pas arrestimit të ish-diplomatit Majkëll Kovrig. Tensionet mes Kinës dhe Kanadasë janë rritur që kur menaxherja e kompanisë kineze të telefonisë “Huaëei” u arrestua në aeroportin e Vankuverit dhe rrezikon ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.

Meng Uanzhou akuzohet se ka shkelur sanksionet e vendosura nga shteti amerikan ndaj Iranit. Javën e kaluar Pekini zyrtar paralajmëroi palën kanadeze për pasoja serioze, por pa saktësuar se cilat do të ishin ato. Majkëll Spevor është një biznesmen që vepron në provincën Dandong, pranë zonës kufitare mes Kinës dhe Koresë së Veriut dhe flitet se ka lidhje të forta me regjimin e Penianit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kanadeze ka deklaruar se qeveria ka humbur kontaktet me të dhe po punon për të gjetur vendndodhjen e tij. ndërkohë, mediat kineze kinformuan të enjten se sikurse rasti i ish-diplomatit Kovrig, edhe biznesmeni ndodhej nën hetim nën dyshimin se ishte përfshirë në aktivitete që mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Kinës. Sparov menaxhon një organizatë për shkëmbimin kulturor, që organizon udhëtime biznesi, kulture dhe turistike në Korenë e Veriut. Vite më parë ai organizoi udhëtimin e ish-yllit të NBA Denis Rodman në Penian, ku u takua me liderin Kim Jong un./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!