Hakimi: Tek Interi prej Contes, dua titullin. E shijova aventurën te Dortmund

schedule10:35 - 10 Shtator, 2020

schedule 10:35 - 10 Shtator, 2020

Achraf Hakimi ka thënë fjalët e para si interist. Akordi me Real Madrid ishte arritur prej kohësh për shumën e 40 milion eurove + bonuse, teksa zikaltrit zyrtarizuan ditën e djeshme mbrojtësin e djathtë nga Maroku.

Zgjodha Interin, pasi mendoj se stili i lojës që praktikon trajneri Conte është i përshtatshëm për karakteristikat e mia. Mund të arrijmë rezultate të mëdha së bashku, do të tentojmë fitimin e titullit kampion”, deklaron 21-vjeçari, i cili firmosi deri në vitin 2025.

Hakimi vijon edhe më tej, duke u ndalur te trajneri i ri, aventura në Bundesligë me Dortmund dhe disa tema të tjera. “Conte është një trajner i madh, ka një shpirt të madh konkurrues. Ai ia del të transmetojë te lojtarët pasionin e jashtëzakonshëm që ka për futbollin.

I motivon lojtarët dhe kjo i mundëson ekipit që të jetë aktiv dhe i gjallë në të gjitha ndeshjet. Dortmundi? Aktivizimi në Bundesligë më ka rritur. Kam krijuar eksperiencë, jam pjekur dhe më është rritur besimi te vetja. Ishte një mundësi e bukur, tani më pret një kampionat më taktik.

Idhulli im? Sigurisht që Marcelo, e përsëris gjithmonë një gjë të tillë. E kam dashur gjithmonë stilin e tij të lojës, më pas e njoha nga afër dhe e vlerësova edhe më shumë prej personalitetit që ka. Është një person fantastik, i cili shpërndan alegri brenda dhe jashtë fushave.

 

Hakimi gjatë duelit të sezonit të kaluar ndaj Interit në Champions

Jam një anësor i majtë, më pëlqen të luaj në krah, por do të jap 100% kudo që do të aktivizohem. Nuk do e kem problem të përshtatem me skemën 3-5-2 të Contes, sezonin e fundit luajtëm kështu edhe te Dortmundi.

Kur më erdhi oferta e Interit, mendova se është një shans i mirë për t’u rritur edhe më shumë. Tifozët në Itali e përjetojnë në mënyrë të veçantë futbollin. Kam ardhur në një klub të madh. Duam të fitojmë titullin dhe t’u dhurojmë kënaqësi tifozëve tanë“, deklaron Hakimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!