Achraf Hakimin mund ta quajmë lojtarin më të ri të Interit. Një nga lojtarët më të mirë në krahun e djathtë, do të transferohet te klubi i njohur francez.
Vetëm një vit qëndroi marokeni tek Interi, por që mjaftoi që të fitonte Serie A. Vështirësitë ekonomike detyruan zikaltrit të heqin dorë nga shërbimet e tij.
…✈️
— achrafhakimi (@AchrafHakimi) July 5, 2021
22-vjeçari postoi një avion në Twitter, duke e bërë të qartë që do të fluturojë drejt kryeqytetit francez për t’u prezantuar tek ekip i ri.
Detajet e operacionit? Gianluca Di Marzio shkruan se PSG do të paguajë 60 milion euro te kampionët e Italisë, ndërsa 8 milion të tjera janë përcaktuar si bonuse (lehtësisht të arritshme).
#Hakimi–#Psg–#Inter: le cifre finali dell’operazione https://t.co/YUnOvyJ2yt
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 5, 2021
Jo vetëm kaq, pasi Interi mund të përfitojë edhe 3 milion euro të tjera si bonuse (aspak të lehta për t’u arritur). Hakimi do të firmosë kontratë 5-vjeçare dhe do të përfitojë 8 milion euro në sezon. /abcnews.al