Hakerohen të dhënat personale të qindra politikanëve në Gjermani

schedule15:47 - 4 Janar, 2019

schedule 15:47 - 4 Janar, 2019

Mediat gjermane konfirmojnë një sulm kibernetik ndaj më shumë se 405 politikanëve gjermanë, të dhënat personale të të cilëve janë publikuar në Twitter. Mes objektivave të sulmit është dhe presidenti i vendit si dhe disa gazetarë e moderatorë.

Të dhënat personale të qindra politikanëve gjermanë janë hakeruar dhe publikuar në Twitter si pasojë e një sulmi kibernetik ndaj të gjitha partive përveç ekstremit të djathtë. Në këtë hakerim janë përfshirë në fakt CDU, CSU, SPD, Të gjelbërit, FDP e Linke, por jo AfD. Sipas mediave gjermane, janë publikuar numrat e celularëve, të dhënat e kartave të identitetit, bisedat private, letrat, llogaritë bankare dhe informacione për kartat e kreditit.

Të dhënat kanë qenë në rrjetin social që për Krishtlindje, por grupet parlamentare e partive të përfshira janë lajmëruar vetëm të enjten. Ende nuk ka të dhëna për autorët e këtij sulmi. Mbetet për t’u konfirmuar nëse të dhënat e publikuara janë të vërteta ose jo. Sipas “Bild online”, objekt i këtij sulmi kibernetik ka qenë dhe presidenti i Republikës Federale Frank-Valter Steinmeier dhe disa gazetarë e moderator. Shërbimet e brendshëm të sigurisë kanë nisur hetimet, duke shkëmbyer informacione me kolegët e vendeve të tjera.

Mes të dyshuarve të mundshëm, sipas mediave gjermane, është Rusia, vendi i origjinës i shumë sulmeve kibernetike në vitet e fundit në Gjermani, por dhe grupe të ekstremit të djathtë gjerman. Bild publikon dhe numrin e parlamentarëve të përfshirë: janë 405 deputetë të Bundestag e Parlamentit Europian, por dhe të parlamenteve rajonalë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!