Hakerimi, censi nuk u prek/ Sulmi kibernetik fshiu të dhënat në 6 kompjutera të INSTAT

schedule15:12 - 13 Shkurt, 2024

schedule 15:12 - 13 Shkurt, 2024

Sulmi kibernetik i bërë ndaj INSTAT ka arritur të dëmtojë të dhënat në 40 kompjuter dhe të fshijë totalisht informacionet në 6  prej tyre. Por pavarësisht kësaj të dhënat e mbledhura për cens nuk janë prekur pasi ruheshin në një tjetër server.

Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike ka bërë një analizë të sulmit ndërsa theksohet se aktualisht po punon me ndërkombëtarët për të parandaluar sulme të ngjashme.

“Virusi i shpërndarë ka infektuar 40 kompjuterë, nga ku ka fshirë 6 prej tyre. Më pas virusi ka bërë fshirjen e serverit në të cilin kryheshin ekzekutimet e komandave. Pas kësaj, aktorët kanë humbur komunikimin me infrastrukturën.”

Nga analiza e bërë nga ky institucion rezulton se sulmi është organizuar nga Irani.

“Bazuar në informacionin e disponueshëm, aktorët që qëndrojnë pas këtij sulmi kibernetik janë identifikuar si “Homeland Justice”, një grup sulmi i sponsorizuar nga shteti iranian që ka kryer tashmë sulme të tjera në të kaluarën.”

Në 1 shkurt 2024, Instituti i Statistikave u përball me një sulm kibernetik që synonte infrastrukturën e tij teknologjike por aktualisht sistemi është rikthyer në funksion ndërsa ky institucion ka nisur të publikojë raportet e përditshme statistikore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!