Hakerim në sistemin kompjuterik të disa institucioneve shtetërore, identifikohet i mituri në Vlorë

schedule11:35 - 4 Prill, 2025

schedule 11:35 - 4 Prill, 2025

Pas një muaji hetim Policia e Vlorës ka arritur të identifikojë një të mitur, i cili dyshohet për ndërhyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të disa institucioneve shtetërore.

“Finalizohet operacioni “The Accountant”, goditet një rast i ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore. Identifikohet, pas një hetimi 1-mujor me metoda speciale, dhe vihet në hetim një i mitur si autor i dyshuar”, shkruhet në njoftimin e policisë.

15-vjeçari kishte hyrë në të dhënat e e-maileve dhe faqeve zyrtare të institucioneve, duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore. Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.

Gjatë operacionit policia sekuestroi  disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!