Hakerat, DSIK: Dokumentet sekrete nuk janë prekur

schedule17:37 - 20 Shtator, 2022

schedule 17:37 - 20 Shtator, 2022

Publikimi i dokumenteve të ish-kreu të policisë Gledis Nano nga hakerat iranianë, ka ngritur shqetësim për cënimin e sigurisë kombëtare.

Deputetët kërkuan llogari nga qeveria për të ditur konkretisht se sa serioz është niveli i dokumenteve të vjedhura. Dritan Tola, kreu i drejtorisë së sigurimit të informacionit të klasifikuar, tha se dokumentet sekrete, janë të sigurta.

Ndërkohë, Ministrja Spiropali tha se partnerët janë informuar për nivelin e sulmit në Shqipëri.

Në Kuvend po shqyrtohet një ligj krejt i ri për informacionin e klasifikuar, i cili përshtatet me sfidat e kohës, pasi ekzistuesi daton që nga viti 1999./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!