Hakaj mbetet “dem i kuq”, Kukësi humb garën për Alban Pnishin

schedule10:19 - 20 Gusht, 2020

schedule 10:19 - 20 Gusht, 2020

Një sinjal që gjyqi në CAS mund të humbet është lëvizja e fundit te Partizani. Esin Hakaj, mbrojtësi shkodran që para pak ditësh njoftoi largimin nga të kuqtë, ka bërë prapaktheu. Kontratë e re, apo respektim i marrëveshjes së parë, nuk është se ka informacion.

Ajo që është e sigurt ka të bëjë me qëndrimin e mbrojtësit të majtë te Partizanin edhe për një sezon. Dje shkodrani ishte pjesë e skuadrës kryeqytetase në miqësoren kundër Korabit, ndërkohë që kjo përballje u ndjek edhe nga Jasir Asani.

KUKËSI – Verilindorët kanë afruar këtë vetë Kenan Horic për qendrën e mbrojtjes, por duan edhe një tjetër lojtar për prapavijën. Në media është raportuar se po tentohej afrimi i mbrojtësit Alban Pnishi, i cili ka luajtur edhe me përfaqësuesen e Kosovës.

Pnishi ka vendosur për të ardhmen dhe mbrëmjen e djeshme ka nënshkruar dhe është zyrtarizuar si goditja e Feronikelit. Mbrojtësi më herët ka luajtur në Zvicër me Wohlen dhe Grasshopper, kurse dy sezonet e fundit është aktivizuar në Izrael me Bnei Sakhnin dhe Bnei Yehuda. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!