“Hajduti hyri nga dritarja”, sot u arrestua, si e zbardhi skemën e grabitjes 3 ditë më parë drejtori i zyrës së “Tokës”

schedule09:21 - 15 Tetor, 2021

schedule 09:21 - 15 Tetor, 2021

Një prej të arrestuarve për grabitjen e zyrave të Administrimit të Tokës në pallatin e Kulturës në Vlorë është vetë Bardhi Gjika drejtori i kësaj zyre i cili 3 ditë më parë “zbardhi” skemën se si hajdutët kishin hyrë në godinë.

Në një prononcim për medie Gjika tregoi se grabitësi ishte futur nga dritarja e zyrës së zëdhënësit dhe kishte dalë nga dera kryesore pasi kishte thyer dyert e dy zyrave, asaj të pronës dhe të Mbrojtjes së tokës. Autori dyshohet të ketë qenë i maskuar dhe i armatosur, tha ai. Si duket pa e kuptur Gjika ka treguar më shumë detaje se ç’duhet të grabitjes që kishte organizuar vetë. Gjika theksoi 3 ditë më parë se sinjali për këtë vjedhje është dhënë nga roja e godinës.

“Rreth mesnatës jam njoftuar që kanë hapur zyrat. Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat. Zyrat e pronave. Gjeta policinë dhe rojet. Po bëjmë një inventar për të parë se çfarë mungon. Është hapur edhe zyra e drejtorisë dhe administrimit të mbrojtjes së tokës. Nuk kemi për të thënë vjedhje dosjesh sa të mësojmë. Nëse ka humbur një dokument. Monitorohet nga kamerat. Roja e ka konstatuar dhe ka njoftuar. Ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe pastaj ka dalë nga dera kryesore”, shprehet Bardhi Gjika.

Lexo edhe: Grabitja e dosjes “Dhërmiu”, arrestohet drejtori që e denoncoi dhe specialisti, pranga dhe bashkëpunëtorit

Gjatë grabitjes janë vjedhur dy dosje të fshatit turistik Dhërmi. Nga hetimet ka rezuluar se Bardhi Gjika në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtorie Kreshnik Mino dhe Spiro Duni 51 vjeç, të dy po ashtu të arrestuar, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi. Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!