Hajduti hyn në një shtëpi në Gjermani, vjedh vetëm një copë tortë

schedule13:12 - 2 Shkurt, 2024

schedule 13:12 - 2 Shkurt, 2024

Një hajdut në Gjermaninë veriore hyri në një shtëpi gjatë fundjavës duke kërkuar jo para apo bizhuteri, por një fetë të shijshme torte, njoftoi policia.

Burri hyri në një shtëpi në qytetin e Rendsburg të shtunën mbrëma dhe u ul menjëherë në tryezën e kuzhinës për të shijuar një copë tortë të vjedhur.

Qiramarrësi, i cili ishte ulur në dhomën e ndenjes, dëgjoi zhurma nga kuzhina dhe hyri për të gjetur të panjohurin duke ngrënë tortë. Hajduti u arratis menjëherë nga dritarja dhe u zhduk mbi çati. Policia mbërriti por nuk mundi të gjente autorin.

Asgjë nuk i mungonte shtëpisë përveç një cop tortë e ngrënë pjesërisht, shkruajnë mediat vendase./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!