Hajdutët po bëjnë kërdinë në Malishevë, banorët bëjnë roje me turne

schedule10:10 - 23 Qershor, 2021

schedule 10:10 - 23 Qershor, 2021

Në e fshatit Malishevë të Gjilanit të Kosovës banorët nuk po gjejnë qetësi prej hajdutëve. Përveçse po vjedhin brenda shtëpive gjëra materiale po ashtu edhe po frikësojnë banorët.

Për pasojë këta të fundit janë organizuar dhe bëjnë roje për t’i mbrojtur shtëpitë e tyre. Për të ruajtur shtëpitë ata kanë angazhuar edhe qentë e sharrit.

“Vjedhja në shtëpinë time ka ndodhur para dy javësh. Jam dëmtuar në vlerë të parave dhe arit diku rreth 1500 euro. Në shtëpi nuk ka qenë askush. Vjedhja ka ndodhur rreth orës 22:00. kanë vjedhur 700 dollarë, 170 euro, unaza, dy zinxhirë, vath. Kjo është shqetësuese për fshatin sepse ka ndodhur 20 apo 30 thyerje,” thotë një banorë për mediat në Kosovë.

Kryetari i këtij fshati i cili ka 4 mijë banorë tha se kjo i ka shtyrë ata që të bëjnë roje për ta mbrojtur secili pragun e shtëpisë së tij.

“Ne në polici i kemi të raportuara 13 raste të vjedhjeve, kurse tentime të vjedhjeve 20 apo 30 që kanë tentuar t’i thyejnë shtëpitë. Intervali kohor kur po ndodhin thyerjet është nga ora 21:00 deri në ora 23:00. Ne po traumatizohemi me zhvillimet në fshat. Dhe për këtë shkak ne jemi mobilizuar të mbrojmë secili pragun tonë,” rrëfen ai.