Një tjetër futbollist në Itali e pëson prej hajdutëve, që duket se edhe kalendarin e ndeshjeve ua dinë shumë mirë.
Portieri Lukasz Skorupski ka qenë shënjestra këtë herë, teksa ai ishte në fushë në ndeshjen e Bologna kundër Napolit.
Kur portieri ka mbërritur në shtëpi ka parë rrëmujën që kishin bërë hajdutët, pasi kishin hyrë nga dera.
Dëmi i bërë në shtëpinë e Lukasz Skorupski shkon në 50 mijë euro. Atij i kishin marrë sende me vlerë si ora dhe bizhuteri. / abcnews.al