Hajdari: Sfida ime si politikane e re, lufta për një Shqipëri më pranë Evropës

schedule10:29 - 5 Mars, 2020

schedule 10:29 - 5 Mars, 2020

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka deklaruar se është e rëndësishme zyrtarizimi i mbylljes së reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore.

Hajdari në fjalën e saj në seancën plenare është shprehur se është e rëndësishme që tashmë të përkrahim sfidat e të rinjve dhe si politikane ajo ka detyrën që të krijojë baza të shëndosha për një shoqëri efikase dhe larg këtyre palëve që kanë penguar integrimin.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se një ndër sfidat kryesore të punës së saj do të jetë tashmë lufta për një Shqipëri më afër Evropës.

“Në vend të bëhej bashkë, të ishim avangardë të reformave që na kërkon BE, ata janë bllokuesit kryesorë të afrimit me Evropën, ata e dinë shumë mirë që reformat prekin interesat e tyre personale, financiare. Reformat madhore si ajo e drejtësisë, zgjedhore, që prekin sistemin, trondit këta politikanë, këtë makineri politike të ndryshkur e të kalbur që rëndon mbi kokat e shqiptarëve. Përgjegjësitë tona duhet të jenë shumë më të larta me qëllim që tu rikthejmë shpresën të rinjve shqiptarë. Është detyra jonë të përmbyshim këtë mision, dhe largojmë pazarxhinjtë e politikës shqiptare, të cilët do na luftojnë e fusin shkolla por ne nuk do të dorëzohemi. Ne do të luftojmë për një Shqipëri më pranë Evropës”, tha Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!