Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka kritikuar kryeministrin Rama se ju shmanget përgjegjësive për dështimin me negociatat, ndërsa ju kërkon shqiptarëve që të jenë të fortë këto dy ditë.
“Ju e dini shumë mirë që Edi Rama është kampion mbi shmangien e përgjegjësisë për dështimin që ka pësuar vendi sot. Duket qartë që ne kemi dështuar t’u japim shqiptarëve atë që meritojnë, duket qartë që kemi dështuar tu japim shqiptarëve shpresë për të rinjtë. Iu inkurajoj që ditët në vijim të jemi të qartë se çfarë do të ndodhë me hapjen e negociatave. Kjo është një javë përcaktuese për realitetin tonë”, tha Hajdari./abcnews.al