Deputetja Rudina Hajdari në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se opozita në parlament nuk do të ndalet në qëllimin e saj.
Listat e hapura u shpreh deputetja do të ndikonin në thellimin e demokracisë, ndërsa shtoi se vendi ka nevojë për një hapje të listave 100%.
“Ne si opozitë parlamentare i kemi shërbyer këtij vendi duke qëndrua në parlamenti shqiptar. Tani është momenti që të na mbështesin me hapjen e listave. Kjo do të thellonte demokracinë në shtetin shqiptar. E them këtë se kam besim te fryma perëndimore e shteteve aleate të Shqipërisë.
Lexo edhe: Reforma, Rama: Marrëveshja e 5 qershorit s’më pëlqen, ka një problem të madh
Opozita brenda parlamentit mori një betejë përpara për ta demokratizuar këtë vend. Duhet të jemi të vetëdijshëm se opozita parlamentare ka votat e saj solemne dhe nuk ka për t’i çuar dëm.
Pa betejën e Rudina Hajdarit, Ralf Gjonit, Myslim Murrizit dhe shumë të tjerëve nuk besoj se kjo betejë do të shkonte deri në këtë pikë. Unë nuk besoj te Edi Rama. Listat duhet të hapen të plota 100% . Edhe gratë të konkurrojnë. Të vijnë në Kuvend ata njerëz që nuk shesin bregdetin e Shqipërisë”, tha më tej Hajdari.