Hajdari kundër marrëveshjes së arritur: I mbyllin derën diasporës

schedule14:51 - 26 Maj, 2020

schedule 14:51 - 26 Maj, 2020

Bashkëkryetarja e reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari në fjalën e saj pas mbledhjes së Këshillit Politik është shprehur se pikat për të cilën u dakordësuan palët janë të parëndësishme.

Sipas saj, me ndryshimin e kohës për mbajtjen e zgjedhjeve u mbyllet dera diasporës dhe gjithë emigratnëve të vijnë në periudhën e verës për votime.

Lexo edhe: Gjiknuri zbulon tre kërkesat e opozitës që u miratuan në mbledhjen e sotme

“Sot u ranë dakord për disa çështje pa rëndësi u dakortësuam për një fashë të re të zhvillimit të zgjedhjeve, që të mbahen në periudhat nga 15 prill-15 maj dhe  nga 15 tetor – 15 nëntor për të na treguar se duhet koha me më pak temperatuara. Nëse ne do të ndyshojmë fashat e orarit që votojnë ne mbyllim të drejtën e diasporës që shumica vjen në qershor për të votuar, ne ja mbyllim dy herë diasporës dhe unë shpreha rezervat e mia.

U diskutua financimi i partive politike, ku PD dhe PS kanë rënë dakord që të dysfishohen financimi i partive. Këto lekë vijnë nga taksapaguesit dhe minimumi që mund të bëhet është se pse duhet dyfishimi, duhet të rrijmë larg këtyre sisteme, ti japim shqiptarëve të zgjedhin me referendum nëse duan ndryshimin e sistemit zgjedhor”, është shpehur bashkëkryetarja e reformës Zgjedhore.

Ndër të tjera ajo tregon dy propozimet që bëri në këtë takim, duke i mëshuar ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe ligjit që propozoi për referendum.

Përvec propozimit të kahershëm që opozita parlamentare ka shtruar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sot propozuam ligjin për referendumet, ligj që i jep fuqi qytetarit që të kishte më shumë vendimmarrje, nëse do e kishim këtë sot nuk do kishim një teatër të shkatërruar, por në këmbë. I bëj thirrje Bashës dhe PD që të mbështesin këto dy propozime se këto aspirojnë për një Shqipëri demokratike, i bëj thirrje se nuk duhet të rikthehet në krahët e Ramës,këto janë dy zgjedhjet e tij, o do mbështese këto dy propozime, sepse jo vetëm që mbështetet nga aktivistë, cdo demokrat, qytetarë të thjeshtë, ne duhet të ecim para dhe të mos kthehemi prapa dhe Basha e ka veti sa herë që ka vështirësi shkon të krahët e Ramës, këtë radhë mos e bëni, mos i zhgënjeni demokratët nuk është koha e pazareve dhe marrëveshjeve”, është shprehur Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!