Zyrtarët lokalë deklaruan që një person i armatosur u përpoq të vriste kryeministrin e Haitit gjatë një ceremonie që u organizua të dielën e kaluar për pavarësinë e vendit. Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie që zhvillohej në një kishë në qytetin verior të Gonaives. Parametrat e sigurisë në vend kanë rënë pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise qershorin e kaluar raporton “BBC”.
Kryeministri ka nisur një aksion kundër bandave që akuzohen për pengmarrje dhe që kontrollojnë shpërndarjen e gazit , të cilat kanë shkaktuar dhe një krizë karburanti në vend. Zyra e kryeministrit deklaroi që mbas kësaj ngjarje fshiheshin vrasës dhe terrorist dhe që janë lëshuar urdhra arresti për të dyshuarit. Sipas “Associated Press” zyra e kryeministrit deklaroi që një grup i armatosur sulmoi autokolonën dhe rrethoi kishën duke kërcënuar peshkopin.
Media lokale raportoi që një person vdiq dhe 2 persona u plagosën në përplasjen midis forcave të sigurisë dhe personave të armatosur. Sulmi është një goditje tjetër për administratën e brishtë të udhëhequr nga kryeministri Henry. / abcnews.al