Hainer: Muller për Bayern, si katedralja Frauenkirche për Munihun! Haaland? Kemi Levën

schedule11:12 - 6 Shkurt, 2022

schedule 11:12 - 6 Shkurt, 2022

Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munich, ka folur në emisionin “Die Lage der Liga” të Bild dhe nuk është shmangur në lidhje me rinovimet e kontratave me Manuel Neuer, Thomas Muller dhe Robert Lewandowski.

Kjo ka ndodhur pas Muller më parë ishte shprehur se nga klubi nuk e kishte kontaktuar ende askush për rinovimin. Hainer ka qenë i qartë, duke theksuar se do donte që të tre futbollistët e përmendur do donte ta mbyllnin karrierën te Bayern.

“Do të isha i lumtur nëse të tre do ta përfundonin karrierën te Bayern Munich. Gjithashtu unë besoj fuqishëm që kjo do të ndodhë. Ne e dimë se çfarë kemi ne tek ata tre futbollistë, ata e dinë se çfarë kanë e Bayern.

Thomas Muller i përket Bayernit, ashtu si katedralja Frauenkirche i përket Munihut. Kemi edhe pak kohë, ata kanë kontrata deri në vitin 2023. Siç e thashë edhe më parë, do të ishte i lumtur ta mbyllnin te ne karrierën të tre”.

“Haaland te Bayern? Kemi Robert Lewandowskin dhe do isha i lumtur nëse do ta përfundonte karrierën me ne. Unë jam i bindur se ai mund të luajë në këtë nivel edhe për disa vite të tjera”, është shprehur presidenti i klubit bavarez. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!