Hailey tregon kur e kuptoi për herë të parë se është dashuruar me Justin

schedule16:20 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 16:20 - 23 Dhjetor, 2020

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë ndër çiftet më të pëlqyer të showbizit. Dyshja tregojnë herë pas here se kalojnë çastet më të bukura së bashku, ndërsa shkruajnë edhe dedikime romantike për njëri-tjetrin.

Së fundmi, Hailey i është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe një prej tyre e ka pyetur: “Kur është hera e parë që e kuptove se je dashuruar në JB?”.

Ndërsa, modelja është përgjigjur përmes një fotografie, ku shihen çifti të përqafuar dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin. Mesa duket kjo fotografi duhet të jetë realizuar në fillimet e para të lidhjes së tyre. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!