Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, pas takimit më presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi me anë të një mesazhi në profilin e tij Twitter, se u bisedua për vendosjen e taksës 100 për qind për produktet serbe, që hyjnë në Kosovë.
Hahn shtoi se vendimi i Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës pengon bashkëpunimin rajonal.
“Takim i mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd, ku diskutuam për vendimin e Kosovës për vendosjen futjen e tarifave mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila pengon CEFTA-n dhe bashkëpunimin rajonal”.
Komisioneri Hahn do të vazhdojë vizitën e tij në Kosovë, ku do të takohet me krerët më të lartë të vendit./abcnews.al