Hagë, vazhdon sot gjykimi ndaj Pjetër Shalës

schedule08:30 - 1 Maj, 2023

schedule 08:30 - 1 Maj, 2023

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës këtë të hënë do të vazhdojnë gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Seanca ndaj Pjetër Shalës pritet të nis nga ora 9:30 sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ndërkohë pritet që në seancë të dëshmojnë  tre dëshmitarë përmes video-lidhjes.

Shala pretendohet se ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i stacionuar në Kukës, Shqipëri. Krimet për të cilat akuzohet Shala thuhet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së.

Ai u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Gjykimi filloi më 21 shkurt 2023. Në këtë çështje janë 8 viktima pjesëmarrëse.

Gjatë javë së kaluar, Mbrojtja e Pjetër Shalës e ka dorëzuar dosjen paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!