“Haga, procesi po stërzgjatet”, Bajraktari: Ka anomali të shumta, të rishikohet lista e dëshmitarëve

schedule17:29 - 3 Tetor, 2024

schedule 17:29 - 3 Tetor, 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lidhur me këtë është diskutuar këtë të enjte në emisionin ‘Ballkan Update’. Në një lidhje me Skype nga Prishtina, avokati Ardian Bajraktari tha se ka disa prova të montuara, pasi dëshmitarët japin dëshmi kontradiktore.

Ai theksoi se lista e dëshmitarëve duhet të rishikohet, pasi mund të ketë dhe deklarata të tjera të cilat ia janë shtuar palëve.

E kemi thënë dhe disa herë të tjera që këtu ka prova të montuara, ka proces të montuar dhe masë në bindjen time e dëshmoi një gjë të tillë, për faktin se dëshmitarja më shumë se një herë tha që nuk e kam thënë.

Çdo fazë të procedurës kur jepet deklarata, dëshmitarit i tërhiqet vërejtja paraprakisht që obgligohet të thotë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, ndryshe bën vepër penale. Me këtë nënkuptojmë, që e njëjta nuk i ka thënë ato deklarata të cilat ishin pjesë e deklaratës së saj dhe që u shpërfaqën nga ana e ekipe mbrojtëse.

Në bindjen time, duhet të rishikohet lista e dëshmitarëve që prokuroria ka thënë që nuk do të ftohen, sepse mund të ketë dhe deklarata të tjera të cilat ia janë shtuar palëve”.

Më tej, avokati deklaroi se ky proces po stërzgjatet dhe ka anomali të shumta pasi është i mbyllur.

“Prej anomalive të mëdha që ka ky proces, që përveç se është jashtëzakonisht i mbyllur, i cili vazhdoi dhe i tillë me dëshminë e dëshmitarit të 95-të në radhë, është dhe i stërzgjatur dhe i tillë hyn në vitin e katërt, ku personat që ballafaqohen me akuzat, vazhdojnë të mbahen në paraburgim, që në bindjen time në masë të konsiderueshme janë edhe në shpërputhje me praktikën e Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut. Prandaj, procesi është i stërzgjatur, mirëpo, unë jam optimist që krahas procesit duhet të vendoset drejtësi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!