Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Haga, proces i tejzgjatur’, Abazi: Kurti kërkon që Rama të veprojë sipas agjendës së tij

schedule17:29 - 16 Tetor, 2025

schedule 17:29 - 16 Tetor, 2025

Ish kryeministri i Kosovës Haki Abazi komentoi për ‘Ballkan Update’ protestën e nesërme që do të mbahet në kryeqytet për lirinë e krerëve të UÇK, si dhe për qëndrimin e Kurtit.

Abazi tha se kryeministri Kurti është inatçor për cdo lëvizje të kryeministrit Rama. Më tej ai tha se po kërkohet vetëm drejtësi për krerët e UÇK për një proces që është transformuar duke shkuar në Hagë.

“Kurti e ka për inat çdo lloj lëvizje të Ramës që ka të bëj me Kosovën. Kjo është vazhdimësi e një përplasje që nga fillimi i Kurtit si kryeministër. Deklarata ishte e fokusuar që të mbështjellë çdo gjë që rrit urrejtjen. Edhe sikur Rama ta organizonte protestën, ai ka qenë sponsorizues i rezolutës në Këshillin e Europës. Askush nuk po kërkon më pak sesa drejtësi, një proces që është transformuar duke çuar UÇK në Hagë. Për kryeministrin Kurti po i duket sikur Shqipëria nuk po bën mjaftueshëm për Kurtin.

Fluska për bashkimin kombëtar e thënë nga Kurti përpara qeverisjes u zhduk, po ashtu u zhduk edhe flluska për zhbërjen e dhomave Speciale. Nuk e di nëse ja vlen që të dëgjohen këto hipokrizi dhe argumente të thata që hidhen në drejtim të Ramës apo premtimet e Kurtit.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!