“Haga ka tradhtuar besimin e Kosovës”, ish-këshilltari i Thaçit: E vërteta e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dalë sa më shpejtë

schedule16:30 - 16 Korrik, 2024

schedule 16:30 - 16 Korrik, 2024

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Berhami, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli për procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai u shpreh se gjykata e Hagës ka tradhtuar besimin e deputetëve të Kosovës që votuan për të, ndërsa shtoi se e vërteta e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dalë në dritë sa më shpejt. Ndër të tjera Berhami theksoi se në Hagë është duke u gjykuar Kosova dhe jo individë.

Gjykata po dëshmon se është duke jetësuar urdhra politikë mbi të cilat kjo gjykatë është ndërtuar. Ky dënim ka për qëllim të rishkruajë historinë në Kosovë. Në Hagë po gjykohet historia e Kosovë dhe jo persona.

Unë e shoh që reagimi i Granell ka të bëjë me zhvillimet  që ndodhin  në SHBA-të. Republika e Kosovës ka votuar pro kësaj gjykate, ka votuar për dy qëllime. E para është të hetohen trafikimi i organeve. Gjykata Speciale tashmë e ka tradhtuar besimin e deputetëve të Kosovës dhe të aleatëve. Republika e Kosovës duhet të presë dhe të punojë që verdikti për UÇK-në të jetë pozitive.

Bëhet fjalë për Jack Smith që ka shkruar aktakuzën për Thaçin dhe për Trump po ashtu. Krerët e UÇK-së janë në një proces gjyqësor dhe këtë Kosova duhet të fitojë. Duhet një mbështetje dhe vëmendje më të madhe që nuk e kemi, po ashtu duhet edhe një lobim i madh ndërkombëtar, që edhe këtë të fundit nuk e kemi. Kanë kaluar 4 vite që procesi ecën dhe duhet që këtë betejë ta fitojmë në mënyrë ligjore. Qeveria e Kosovës ka lënë në harresë ish-krerët e UÇK-së.”, u shpreh ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!