Ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli ndodhet në Kosovë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të babait të tij. Veseli është parë sot gjatë ditës duke dalë nga spitali i Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, aty ku po trajtohet babai i tij. Qytetarët kanë treguar momentin kur e takuan Veselin gjatë vizitës së tij në spitalin e Mitrovicës.
Lexo edhe: Momenti kur Kadri Veseli shkon të takojë të atin në spital në Mitrovicë
“Unë kam qenë te prindi, e kam prindin pa qef, dhe e pashë kur erdhi Kadri Veseli me 7-8 truproja të Eulexit, e pashë dhe tentova me i fol, na përshëndeti, pata respekt për të”, tha një qytetar që kishte rastisur në oborrin e spitalit ato momente.
Një tjetër qytetare ka treguar se e ka parë Veselin duke folur e buzëqeshur dhe i kanë uruar mirëseardhje. “Sot rastësisht unë dola në korridor dhe i pashë dy policë civil, njëri i kishte prangat prapa dhe ia kërkoi letërnjoftimin familjarëve të Kadri Veselit.
Kur dola, po e shoh Kadri Veselin, duke buzëqeshur duke folur, truprojat kanë qenë në krejt repartin e spitalit. Kur ka ardh i kemi thënë “Mirë se ke ardhur”, por nuk e kanë lejuar gjatë me kontaktur”, ka treguar ajo./ Klan Kosova