Haga dha urdhër për të ndaluar operacionin në Rafah, Izraeli: Do të luftojmë për kthimin e pengjeve

schedule19:58 - 24 Maj, 2024

schedule 19:58 - 24 Maj, 2024

Izraeli është urdhëruar nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë të ndalojë menjëherë sulmet ushtarake në Rafah.

Gjykata e Hagës ka konstatuar se kushtet e banorëve në rripin e gazës janë katastrofike dhe çdo veprim tjetër në Rafah do t’i përkeqësonte më tej ato.

Por Izraeli është përgjigjur me mesazhin: “Do të vazhdojmë sulmet”.

Ministri i Këshillit të Luftës, Benny Gantz, pas reagimeve të shkaktuara nga vendimi, theksoi se Izraeli do të bëjë atë që është e nevojshme kundër Hamasit për sigurinë e tij dhe gjithashtu për të siguruar kthimin e pengjeve.  Ai shtoi se ushtria izraelite do të punojë në bashkëpunim me të drejtën ndërkombëtare dhe do të përpiqet të shmangë goditjen e radhëve të civilëve.

“Shteti i Izraelit do të vazhdojë të luftojë për kthimin e pengjeve dhe për sigurinë e banorëve të tij, kudo që të jenë, përfshirë Rafahun”, tha ministri në një deklaratë zyrtare.

Ndërkohë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid. Izraeli thotë se bën gjithçka që mundet për t’i mbrojtur civilët palestinezë në Gaza dhe akuzon Hamasin për përdorimin e civilëve palestinezë si mburoja njerëzore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!