Soiree më Jonida Shehun është rikthyer këtë të shtunë në ABC me nje puntatë dedikuar qytetit të Elbasanit. Në këtë mbrëmje elbasanase ishte i ftuar edhe ish-deputeti dhe politikani i njohur Neritan Ceka.
Ai ka folur për kujtimet e tij në Elbasan, si dhe për qytetin e tij të zemrës në tërësi. Neritan Ceka ka treguar se gratë e Elbasanit janë të forta, madje ai ka treguar rastin e gjyshes së tij, e cila mbante gjithmonë me vete një pistoletë.
“Gjyshja ime mbante një pistoletë, për të thënë se sa gra të forta që ishin. Prandaj mendoj që im atë iku dhe gjeti një grua shumë më larg. E gjeti në Selanik.”, është shprehur Neritan Ceka, i cili me këtë deklaratë shkaktoi shumë të qeshura në studio.