Habit Fernando Torres: Jetoj për futbollin, ju tregoj të premten klubin e ri

schedule21:00 - 25 Maj, 2021

schedule 21:00 - 25 Maj, 2021

Fernando Torres i habit të gjithë. Spanjolli, i njohur me nofkën “El Nino”, ka vendosur të rikthehet në fushat e blerta pas dy vitesh që kishte shpallur pensionimin.

Në fund të vitit 2019, sulmuesi që ka luajtur me klube si Atletico Madrid, Liverpool, Milan dhe Chelsea, njoftoi se e kishte mbyllur me futbollin, pas aventurës në Japoni me fanellën e Sagan Tosu.

Në rrjetet sociale, Torres shkruan: “Unë jetoj vetëm për një gjë, të luaj. Këtë të Premte do të njoftoj ekipin tim të ri”.

Me siguri të gjithë presin ta mësojnë skuadrën me të cilën do të luajë 37-vjeçari, i shpallur kampione bote dhe Europe me Spanjën. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ???????? ?????? (@fernandotorres)