Habit Dani Alves: Nuk luaj më në krah, Brazili i vështirë!

schedule11:51 - 20 Shtator, 2019

schedule 11:51 - 20 Shtator, 2019

Dani Alves iu bashkua këtë verë brazilianë të Sao Paolo, ndërkohë që ajo që mund të veçohet është pozicioni i tij i ri si mesfushor. 36-vjeçari nuk dëshiron të luajë më si mbrojtës i djathtë, pasi mendon se aty nuk mund ta ndihmojë skuadrën. Alves tashmë e sheh veten si mesfushor.

“Këtu është shumë e vështirë të luash dhe shpesh herë për shkak të gjendjes së fushës.  Jam një lojtar që më pëlqen të kombinojë. Mund t’i ndihmoj shokët e skuadrës nëse ndërhyj më shumë në lojë, nëse e kam kontrollin e topit. Në mesfushë kam një dinamikë tjetër. Aty mund të ndihmoj edhe në rreshtimin e shokëve të mi”, shprehet fillimisht Alves për TV Globo.

“Duke luajtur në krah kalon shumë kohë pa e prekur topin dhe kjo sjell mungesë ritmi. Unë kam nevojë të kem ndikim në lojë, në mënyrë që edhe shokët e mi të krijojnë mundësi. Duhet të përshtatem me shokët e skuadrës dhe jam i gatshëm ta paguaj çmimin për të mos luajtur aty ku jam aktivizuar për 20 vite në karrierë. Unë jam këtu për të ndërtuar”, ka deklaruar braziliani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!