Haaland shkruan historinë e Champions League, askush si ai

schedule08:59 - 25 Nëntor, 2020

schedule 08:59 - 25 Nëntor, 2020

Erling Haaland është një makineri golash. Shifrat flasin vetë dhe shumë klube me siguri janë penduar që nuk e blenë sulmuesit kur ishte pjesë e Molde, apo e RB Salzburg më vonë. Tani golat e tij i shijojnë te Borussia Dortmund.

Mbrëmjen e djeshme Haaland e ka futur veten në historinë e Champions League, pasi me golin e parë në portën e Club Brugge shkoi në kuotën e 15 golave në Champions dhe është lojtari që e arrin më shpejt se kushdo tjetër këtë shifër. Van Nistelrooy i kishte shënuar në 19 ndeshje.

Haaland i ka realizuar këto gola në 12 ndeshje dhe kur është vetëm 20 vjeç numëron më shumë gola në Champions se Fenomeni Ronaldo, çka tregon në njëfarë mënyre se ku mund të arrijë ky futbollist. Sulmuesi realizoi edhe golin e tretë të ndeshjes dhe numëron 16 gola./abcnews.al