Christian Vieri, ish-sulmuesi i njohur italian, i cili ka luajtur me edhe Juventus, Milan e Inter, ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera. Ai flet për kombëtaren italiane dhe ka fjalë të mirë për trajnerin Roberto Mancini, pasi ekipi “Axurr” tani po zhvillon lojëra të bukura dhe po u besohet të rinjve.
“Kanë kaluar shumë kohë që kur kam parë Italinë të luajë kaq mirë. Këta ia kam thënë edhe Mancinit. Ai arrin t’ua nxjerrë cilësitë më të mira lojtarëve, i sheh të rinjtë dhe nuk ka frikë t’i hedhë në fushë, por pa i lënë pas dore lojtarët më të vjetër që e meritojnë të luajnë”, shprehet Vieri, i cili më pas flet edhe për sulmuesi e Italisë.
“Ciro Immobile është maturuar dhe po shënon shumë gola, por tani duhet të bëjë një hap përpara edhe me kombëtaren. Nuk e them këtë për ta kritikuar atë. Sa i takon Belotti, ai është një sulmues i fortë dhe me kualitetet që ka, unë pres që ai të shënojë 20 gola çdo sezon”, shton ish-sulmuesi.
Në fund ai vlerëson maksimalisht një nga sulmuesit më në formë të momentit: “Haaland është më i miri nga të gjithë dhe ka bërë mirë që ka zgjedhur Borussia Dortmund, klubin më të mirë për t’u dhënë vlera lojtarëve të rinj. Për dy vite ai do të shkojë në një ekip të madh për 200 milion euro, ose ndoshta edhe për 300 milion euro”. /abcnews.al

