Erling Haland u ankua për axhendën e Mino Raiolës, duke deklaruar se 54-vjeçari italian nuk ka pasur mundësi të shkojë të shikojë nga afër një nga ndeshjet e tij.
Megjithatë, Raiola ka kontakte më të shpeshta me babanë e sulmuesit 21-vjeçar se sa me të, siç zbulon Haaland.
“Nuk kemi folur shumë kohët e fundit. Por mendoj se babai im ka kontakte të shpeshta me të. Mino nuk ka qenë kurrë në lojën time. Nuk ka kërkuar asnjëherë bileta. Shpresoj që ai ta bëjë së shpejti”.