Haaland me valixhe në duar, Dortmund zgjedh pasuesin dhe do habiteni

schedule10:21 - 18 Shtator, 2021

schedule 10:21 - 18 Shtator, 2021

Erling Haaland me shumë mundësi verën e ardhshme do të largohet nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi norvegjez kishte oferta të shumta edhe sivjet, por gjermanët ishin të vendosur për të mos hequr dorë nga shërbimet e tij.

Vitin tjetër aktivizohet edhe një klauzolë, që për 75 milion euro e lë Haaland të lirë. Borussia Dortmund do të duhet të mendojë për pasardhësin e goleadorit.

Që tani kanë nisur zërat e parë dhe në media raportohet se verdhezinjtë mund të transferojnë Timo Werner për të zëvendësuar Haaland. / abcnews.al