Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është i bindur se “qytetarët” e blenë atë me synimin për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit.
“Sigurisht që klubi dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve”, tha Haaland për CBS Sports. Ata janë ende të uritur për trofe. Ata kanë fituar katër nga pesë sezonet e fundit të Premier League, pra nuk më afruan për të fituar Premier League. Unë jam këtu për të ndihmuar klubin të rritet edhe më shumë dhe të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë”.
Të martën, Haaland shënoi pesë gola në ndeshjen e kthimit të 1/8 finaleve të Ligës së Kampionëve kundër Leipzig (7-0) dhe ndihmoi City të arrinte në çerekfinale të turneut. /G.D abcnews.al/